Edhe Ismajlgeci largohet nga Ballkani

13.06.2024

Futbollisti Marsel Ismajlgeci është larguar nga FC Ballkani.

Edhe Ismajlgeci largohet nga Ballkani

Pasi e fitoi titullin dhe kupën me ekipin suharekas, Ismajlgeci do të largohet, pasi që ka përfunduar marrëveshja e huazimit.

Kjo u bë e ditur nga vet kampioni i Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar. Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij”, thuhej në njoftim.

Ismajlgeci ishte mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Ilir Dajës këtë sezon.

Etiketat

Ofertat e fundit