Derbi në Superligë, Ballkani sot pret Dritën në Suharekë

01.11.2023

Albi Mall Superliga starton sot me ndeshjet e xhiros së 12-të ku në program janë tre për tu zhvilluar. Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovarë do të jetë në Suharekë ku përballë do të jenë dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit Ballkani dhe Drita. Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara dy skuadrat janë të parat, […]

Derbi në Superligë, Ballkani sot pret Dritën në Suharekë Foto: Ilustrim

Albi Mall Superliga starton sot me ndeshjet e xhiros së 12-të ku në program janë tre për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovarë do të jetë në Suharekë ku përballë do të jenë dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit Ballkani dhe Drita.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara dy skuadrat janë të parat, ku Ballkani kryeson tabelën me 26 pikë, katër më shumë se gjilanasit.

Kjo është përballja e parë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi ndeshja e xhiros së tretë ishte shtyrë dhe ende nuk është zhvilluar.