Të mërkurën derbi në Superligë, Drita – Ballkani

13.09.2021

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 3-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Ndërsa, vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së katërt të këtij kompeticioni. Xhiro e katërt zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen të mërkurën (15 shtator) dhe dy të tjera […]

Të mërkurën derbi në Superligë, Drita – Ballkani Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 3-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa, vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së katërt të këtij kompeticioni.

Xhiro e katërt zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen të mërkurën (15 shtator) dhe dy të tjera të enjten (16 shtator).

Kjo javë karakterizohet edhe si një javë ku klubet pretendete për titullin kampion do të përballen mes vete.

Ndeshja që ka vëmendjen e kësaj xhiro-je është ajo e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Dy skuadrat e lartcekura tashmë veçse kanë grumbulluar nga shtatë pikë dhe se përballja mes këtyre dy klubeve pritet të jetë e zjarrtë.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo e cila zhvillohet gjatë ditës së enjte, ku Prishtina përballet me Gjilanin.

Deri tani janë zhvilluar tri ndeshje, ndërsa prej këtyre ndeshje kampioni në fuqi ka arritur të marrë një pikë, derisa është në kërkim të fitores së parë.

Më poshtë të gjitha çiftet e xhiros së katërt dhe orari i tyre:

E mërkure – 16:00

Drita – Ballkani
Llapi – Malisheva
Feronikeli – Dukagjini

E enjte – 16:00

Prishtina – Gjilani
Ulpiana – Drenica