Të enjten derbi në Suharekë, Ballkani – Drita

25.04.2022

Në këtë xhiro janë të përcaktuara të zhvillohen ndeshje shumë interesante me përballje direkte të skuadrave që kanë edhe synime të njëjta. Sfida kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku lideri i tabelës e pret ndjekësin e parë Dritën. Ky derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten, më 28 prill në […]

Të enjten derbi në Suharekë, Ballkani – Drita Foto: Ilustrim

Në këtë xhiro janë të përcaktuara të zhvillohen ndeshje shumë interesante me përballje direkte të skuadrave që kanë edhe synime të njëjta.

Sfida kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku lideri i tabelës e pret ndjekësin e parë Dritën.

Ky derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten, më 28 prill në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Sfidë tjetër shumë interesante do të jete ajo ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Kampionët në fuqi janë duke luftuar për të shmangur rënien nga elita e futbollit kosovar, derisa Gjilani po lufton për ta ruajtur pozitën e tretë e cila po i kërcënohet nga Llapi.

E skuadra e Tahir Batatinës do të ketë punë të vështirë në stadiumin “Liman Gegaj” përballë Malishevës që po punon fuqishëm për ta siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm garues.

Superliga e Kosovës – Java 31

E mërkurë, 27 Prill
15:00, Dukagjini – Feronikeli;
15:00, Gjilani – Prishtina;
15:00, Drenica – Ulpiana;

E enjte, 28 Prill
15:00, Ballkani – Drita;
15:00, Malisheva – Llapi.