Ballkani udhëton për në Bullgari, për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve

18.07.2023

FC Ballkani sot ka udhëtuar drejt shtetit të Bullgarisë. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot gjatë ditës së martë ka udhëtuar drejt shtetit të Bullgarisë për të zhvilluar lojën me rivalin, Ludogorest, shkruan SuharekaOnline. Rikujtojmë se Kampioni i Kosovës, Ballkani, me 11 korrik të këtij viti e kishte mposhtur bindshëm rivalin bullgar 2-0 në stadiumin […]

Ballkani udhëton për në Bullgari, për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

FC Ballkani sot ka udhëtuar drejt shtetit të Bullgarisë.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot gjatë ditës së martë ka udhëtuar drejt shtetit të Bullgarisë për të zhvilluar lojën me rivalin, Ludogorest, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Kampioni i Kosovës, Ballkani, me 11 korrik të këtij viti e kishte mposhtur bindshëm rivalin bullgar 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Poashtu, FC Ballkani në vazhdimësi shprehet se lojtarët janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë edhe për pjesën e dytë dhe për tu kthyer në shtëpi me një tjetër fitore.