Ballkani: Pak orë na ndajnë nga fillimi i rrugës tonë evropiane, të gjithë bashkë drejt synimeve tona

10.07.2023

Ballkani së shpejti do të nis ciklin kualifikues në garat evropiane. Skuadra nga Suhareka do të zhvillojë takimin e parë në kualifikimet e Champions League ndaj Ludogorets. Ndeshja e parë në kuadër të Champions League do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. Kampionit të Kosovës i kanë […]

Ballkani së shpejti do të nis ciklin kualifikues në garat evropiane. Skuadra nga Suhareka do të zhvillojë takimin e parë në kualifikimet e Champions League ndaj Ludogorets.

Ndeshja e parë në kuadër të Champions League do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Kampionit të Kosovës i kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i rrugës evropiane, e cila do të jetë sfiduese përballë Kampionit të Bullgarisë, Ludogorets.

“Pak orë na ndajnë nga fillimi i rrugës tonë evropiane, të gjithë bashkë drejt synimeve tona

Shitja e biletave vazhdon në platformën online, tek zyra në stadiumin e qytetit në Suharekë, poashtu edhe tek zyra e mediave në “Fadil Vokrri” – Prishtinë.” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.