Ballkani mposht Malishevën, rikthehet në krye, Nikli 74’ fundos Lirinë

10.03.2024

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani mposht Malishevën, rikthehet në krye, Nikli 74’ fundos Lirinë Foto: Ilustrim

Ballkani e ka mposhtur Malishevën, me rezultat 2-0, të dielën në Suharekë, në sfidën kryesor të ditës së sotëm.

Nazmi Gripshi (49’) dhe Mamadou Danfa (69’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, që rikthehet në krye të tabelës me 51 pikë, një më shumë së Llapi, derisa Malisheva është e katërta me 41 sosh.

Me rezultat identik, ka fituar edhe Feronikeli 74’ në udhëtim te Liria. Robert Rrahmani (47’) dhe Ibrahim Cervadiku (73’) u përkujdesën për fitoren e skuadrës nga Drenasi, e cila tani ka 26 pikë në pozitën e shtatë, kurse, është e fundit me vetëm 10-të sosh.