Ballkani konfirmon largimin e mesfushorit Eris Abedini

02.07.2025

Klubi futbollistik Ballkani nga Suhareka ka njoftuar të martën largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra.

Ballkani konfirmon largimin e mesfushorit Eris Abedini

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të klubit, në të cilën theksohet kontributi i çmuar i futbollistit gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit portokallezi.

“Nga sot, mesfushori Eris Abedini nuk është më pjesë e jona. Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë e tij në fushë, ai ka dhënë një ndihmesë të çmuar për skuadrën tonë. I urojmë shumë suksese në hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike! Faleminderit, Eris!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Abedini ishte pjesë e rëndësishme e mesfushës së Ballkanit dhe kontribuoi në sukseset e fundit të klubit, përfshirë paraqitjet në garat evropiane dhe kampionatin vendor. Ende nuk është bërë e ditur destinacioni i tij i ardhshëm.

Etiketat

Ofertat e fundit