Ballkani do të përballet me Ludogorets në Ligën e Kampionëve

20.06.2023

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka mësuar sot kundërshtarin për kualifikim në Champions League. Gjiganti bullgar, është rivali i skuadrës suharekase. Ludogorets llogaritet si njëri nga rivalët më të vështirë të mundshëm për Ballkanin. Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është […]

Ballkani do të përballet me Ludogorets në Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka mësuar sot kundërshtarin për kualifikim në Champions League. Gjiganti bullgar, është rivali i skuadrës suharekase.

Ludogorets llogaritet si njëri nga rivalët më të vështirë të mundshëm për Ballkanin.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Skuadra bullgare ka qenë rregullisht viteve të fundit pjesë e garave evropiane, ndërsa në një edicion ishte në grup edhe me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

“Të dashur tifozë,

Shorti i raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League, na vuri përball me kampionin e Bullgarisë, PFC Ludogorets Razgrad.

Kjo skuadër e ka nisur shkëlqimin që nga edicioni 2011/2012, kur i inkuadrua në elitën e futbollit bullgar, dhe që në atë sezon fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Me këtë skuadër nuk jemi takuar asnjëherë, sikur që nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.

Oponenti ynë ka qenë dy herë pjesmarrës i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL.” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.