Apple ‘njeh territorin e Kosovës’ me sistemin e ri operativ iOS 15?

21.09.2021

Së paku kështu thuhet nga pretendimet e disa përdoruesve të pajisjeve Apple me përditësim të softuesit të ri iOS 15, ku kanë theksuar se harta e Kosovës duket me vijë të plotë. NEWS – Apple recognizes #Kosovo as independent country Koha reports: https://t.co/I56suKu5ua pic.twitter.com/394c9rqqP6 — Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) September 21, 2021 Me azhurnimin e […]

Apple ‘njeh territorin e Kosovës’ me sistemin e ri operativ iOS 15? Foto: Ilustrim

Së paku kështu thuhet nga pretendimet e disa përdoruesve të pajisjeve Apple me përditësim të softuesit të ri iOS 15, ku kanë theksuar se harta e Kosovës duket me vijë të plotë.

Me azhurnimin e softuerit të ri thuhet se Kosova mund të shfaqet me territor të përkufizuar me kufij të plotë me Serbinë.

Por, sido që të jetë, kjo lloj harte e Kosovës nuk është shfaqur tek të gjithë përdoruesit e pajisjeve Apple me softuer të ri, ku disa prej tyre kanë theksuar se harta ende vazhdon të jetë ashtu si më parë, pra me vijë të ndërperë.

Disa muaj më parë, kompanie më e madhe e pajisjeve teknologjike, Apple kishte bërë disa përditësime duke rregullar kështu të gjitha lokacionet në territorin e Republikës së Kosovës dhe se ato ishin të shënuara në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se një veprim i tillë kishte ardhur pasi që kishte filluar një peticion në muajin korrik të vitit paraprak, 2020, ku u kërkua nga Apple që të tregonte në hartat e saj një Kosovë të pavarur me vijë të plotë në kufij. Ky peticion ishte përkrahur edhe nga këngëtarët e famshëm duke përfshirë Dua Lipën, Rita Orën e shumë artistë të tjerë.

Gjithashtu, nga Apple për të treguar Kosovën si vend të pavarur kanë kërkuar edhe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.