Zuckerberg thotë se Meta do ti duhen vite që të gjenerojë fitime nga AI

25.04.2024

Ky ishte mesazhi i CEOs së Meta, Mark Zuckerberg, për investitorët ditën e Mërkure ndërsa publikoi të dhënat më të fundit financiare.

Zuckerberg thotë se Meta do ti duhen vite që të gjenerojë fitime nga AI Foto: Ilustrim

Ekspansioni i inteligjencës artificiale nuk ka të ndaluar, por kompanitë nuk presin që ajo të gjenerojë fitime menjëherë.

Ky ishte mesazhi i CEOs së Meta, Mark Zuckerberg, për investitorët ditën e Mërkure ndërsa publikoi të dhënat më të fundit financiare.

Ndërsa ka filluar integrimin e konkurrentit të saj të ChatGPT në aplikacionet Instagram, Facebook dhe WhatsApp, pjesa më e madhe e mesazhit përqendrohej tek mënyra sesi AI gjeneruese mund të bëhet fitimprurëse për Meta.

Kompania raportoi fitime para taksave prej 12 miliardë dollarë nga 35.6 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e fundit të 2023. Zuckerberg tha se Meta AI është testuar nga dhjetëra miliona njerëz që kur u bë e disponueshme javën e kaluar për publikun.

Testi i vërtetë i Meta AI është nëse do të bëhet produkti që njerëzit duan ta përdorin si asistent AI në aplikacionet e medias sociale.

Zuckerberg eksploroi disa prej mënyrave sesi Meta mund të gjenerojë të ardhura prej AI duke thënë se Meta AI përmirëson cilësinë e reklamave duke kuptuar më mirë se çfarë janë të interesuar njerëzit të blejnë.

Kjo qasje e Meta është e ndryshme nga ajo e OpenAI ku ky i fundit i ka rezistuar reklamimit si model biznesi në favor të planeve të abonimit.