Ja disa mënyra natyrale për të lënë duhanin

14.02.2020

Shumica e duhanpirësve janë të vetëdijshëm për efektet e rrezikshme që pirja e duhanit ka në shëndetin e tyre, e pavarësisht kësaj lënia e duhanit është shumë e vështirë. Ja disa mënyra natyrale të testuara për t’ju ndihmuar të lini duhanin: Akupuntura: është një mënyrë efektive, për të ndaluar pirjen e duhanit. Ajo ju ndihmon […]

Ja disa mënyra natyrale për të lënë duhanin Foto: Ilustrim

Shumica e duhanpirësve janë të vetëdijshëm për efektet e rrezikshme që pirja e duhanit ka në shëndetin e tyre, e pavarësisht kësaj lënia e duhanit është shumë e vështirë.

Ja disa mënyra natyrale të testuara për t’ju ndihmuar të lini duhanin:

Akupuntura: është një mënyrë efektive, për të ndaluar pirjen e duhanit. Ajo ju ndihmon me simptomat e tërheqjes nga varësia ndaj nikotinës (ankth, shqetësim, dhe nervozizëm), dhe është provuar se e ndalon përgjithmonë zakonin e pirjes së duhanit. Dobësia e vetme është se këto trajtime janë mjaft të shtrenjta.

Hipnoterapi: është një mënyrë psiko-terapike që ju ndihmon të kuptoni ndjenjat tuaja të vërteta në lidhje me pirjen e duhanit. Hipnoterapisti do t’ju ndihmojë të krijoni ndjenja negative ndaj pirjes së duhanit dhe të qëndroni të motivuar.

Megjithatë, studimet shkencore dhe pacientët kundërshtojnë njëri-tjetrin. Shumë ekspertë nuk pajtohen në lidhje me efektivitetin, ndërkohë që shumë pacientë dëshmojnë se kjo është një mënyrë tepër efektive për të shpëtuar njëhere e përgjithmonë nga ky zakon. Edhe pse hipnoza ka ndihmuar shumë njerëz të lënë duhanin, shkenca ende nuk është e sigurt në lidhje me efektivitetin e saj/Shendeti.

Çaji, barërat dhe erëzat: Shumë çajra mund t’ju ndihmojnë për të lënë duhanin, të reduktojnë dëshirat për një cigare, ose të lehtësojnë simptomat e tërheqjes nga nikotina.

Piper i zi ose i kuq: ndihmon për të kontrolluar dëshirat për nikotinë.

Masazh: Vetë-masazhi mund t’ju ndihmojë për të frenuar dëshirat për nikotinë. Thjesht bëjini një masazh të shkurtër veshit ose dorës dhe kjo do t’ju qetësojë mendjen. Studimet tregojnë se njerëzit që i bënë vetes masazh për rreth 2 minuta, kur ndjenin nevojë për nikotinë kishin më pak ankth dhe ishin më pak të tërhequr ndaj duhanpirja.

Meditim: njerëzit të cilët meditojnë kanë më shumë gjasa të ketë sukses në ndërprerjen e duhanit. Ata inkurajohen që të fillojnë të jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Njerëzit të cilët meditojnë janë në gjendje të kontrollojnë dëshirat e tyre dhe përjetojnë më pak stres.