Snapchat do iu kërkoj të paguani ruajtjen e fotografive dhe videove të vjetra

01.10.2025

Snapchat ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë për ruajtjen e fotove dhe videove – gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga përdoruesit që kanë krijuar një arkivë të madhe të postimeve të vjetra, raporton BBC.

Snapchat do iu kërkoj të paguani ruajtjen e fotografive dhe videove të vjetra Foto: Ilustrim

Aplikacioni i njohur i mesazheve ka lejuar përdoruesit të ruajnë dhe depozitojnë përmbajtjen e postuar më parë në funksionin Memories, që kur u prezantua në vitin 2016.

Por tani thotë se personat me më shumë se pesë gigabajt (GB) Memories do të duhet të paguajnë për t’i mbajtur ato të disponueshme.

Kompania mëmë, Snap, ka refuzuar të tregojë se sa do të kushtojnë planet e ruajtjes në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë vetëm se ky ndryshim do të bëhet si pjesë e një “shpërndarjeje globale graduale”.

Përdoruesit në rrjetet sociale kanë reaguar me zhgënjim, duke e akuzuar kompaninë. Snap ka pranuar se “kurrë nuk është e lehtë të kalosh nga marrja e një shërbimi falas në pagesën për të”, por ka shtuar se kjo “ia vlen koston”.

“Këto ndryshime do të na lejojnë të vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e Memories për gjithë komunitetin tonë”, thuhet në një postim në blog nga kompania.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More