Planet e Facebook për metaverse konsiderohen distopike

“Autoritetet nuk duhet të lejojnë Facebook të hyjë në metaverse e as kriptomonedha,” tha ai.

12.11.2021 / Teknologji

Planet e Facebook për metaverse konsiderohen distopike
Foto: Ilustrim

Një prej investitorëve më të hershëm në Facebook i quajti planet e gjigantit të medias sociale për metaverse si distopike.

Meta, emri i ri i Facebook, po investon miliarda në projekt. Por Roger McName thotë se është një ide e keqe dhe fakti se të gjithë po presin për të parë çfarë do të ndodhë është alarmuese.


“Facebook nuk duhet të lejohet të krijojë një metaverse distopik,” tha Ai. Termi metaverse vjen që nga 1990-ta si një novelë fantashkencore e Snow Crash, ndërsa sot shihet si pasardhësi i realitetit virtual të internetit.

McName u shndërrua në një kritik të Facebook kur ky i fundit filloi të shikonte më shumë dezinformim në Facebook. Ai tha se metaverse nuk është e sigurtë në duart e Zuckerberg.

“Autoritetet nuk duhet të lejojnë Facebook të hyjë në metaverse e as kriptomonedha,” tha Ai.

Asnjë kompani nuk duhet ta kontrollojë metaverse dhe nuk ka për të ndodhur. Roblox ka synime të ngjashme. Një platformë me vlerë 30 miliardë dollarë dhe 37 milionë përdorues ka planet e veta.

Prej disa vitesh CEO David Baszucki ka shpalosur vizionin e tij të një bote dixhitale ku njerëzit luajnë, punojnë dhe mësojnë në eksperienca 3D. /PCWold Albanian

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *