Nvidia kalon Apple për tu bërë kompania e dytë më me vlerë në botë

06.06.2024

Aktualisht vlera e tregut e Nvidia është 3,012 trilionë dollarë ndërsa e Apple 3,003 trilionë dollarë.

Nvidia kalon Apple për tu bërë kompania e dytë më me vlerë në botë Foto: Ilustrim

Aksionet e Nvidia arritën nivele rekord ditën e Mërkure ndërsa prodhuesi i çipeve të inteligjencës artificiale u vlerësua me 3 trilionë dollarë duke tejkaluar Apple dhe bërë kompania e dytë më me vlerë në botë.

Aktualisht vlera e tregut e Nvidia është 3,012 trilionë dollarë ndërsa e Apple 3,003 trilionë dollarë.

Microsoft mbetet kompania më me vlerë në botë prej 3,15 trilionë dollarë. Që nga fillimi i vitit aksionet e Nvidia janë rritur me 147 përqind ndërsa kërkesa për çipe AI nga Microsoft, Google dhe Meta për të zhvilluar modelet e tyre AI po rritet dita ditës.

Që prej 22 Majit vlera është rritur me 30 përqind ndërsa vetëm ditën e Mërkure Nvidia fitoi 150 milionë dollarë vlerë tregu.