Një prej përditësimeve më të rëndësishme të iOS ndër vite është vetëm pak ditë larg

15.02.2024

Një pjesë e konsiderueshme e përditësimit ka të bëjë me pajtueshmërinë me Aktin e Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian i cili do të hyjë në fuqi më 6 Mars 2024.

Një prej përditësimeve më të rëndësishme të iOS ndër vite është vetëm pak ditë larg Foto: Ilustrim

Përditësimi i ardhshëm i iPhone, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të re iOS 17.3.1 – do të jetë iOS 17.4.

Një pjesë e konsiderueshme e përditësimit ka të bëjë me pajtueshmërinë me Aktin e Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian i cili do të hyjë në fuqi më 6 Mars 2024.

Disa prej këtyre elementëve është hapja e iOS për dyqanet alternative të aplikacioneve. Akti thotë se disa platforma të mëdha online janë përcaktuar si shërbime kyçe, që do të thotë se ato duhet të hapen për më shumë biznese dhe konsumatorë.

Apple kualifikohet si e tillë dhe akti thotë që shërbimet kyçe – quajtur rojtarë – kanë 6 muaj kohë për të qenë në përputhje me DMA. 6 Marsi është e Mërkure, andaj Apple mund të lançojë iOS 17.4 mes ditës së Premte 1 Mars deri ditën e Mërkure 6 Mars.

Apple preferon të lançojë përditësimet të Martën edhe pse nganjëherë të Hënat preferohen. Beta e tretë e zhvilluesve të iOS 17.4 është lançuar ditën e djeshme dhe beta publike pritet ditën e sotme.

Përditësimi do të ketë përmirësime të Apple Cash ku Apple Pay nuk ofrohet. Vjen me kontrolle të reja për HomePod ose Apple TV dhe një përditësim i dizajnit të Apple Music.