Netflix humbet afro 1 milionë abonentë
Pas shijoi një mbretërim të gjatë në video streaming, Netflix tashmë përballet me misionin e vështirë për të ruajtur kurorën. Platforma humbi afro 1 milionë abonentë për periudhën Prill-Korrik ndërsa numri i atyre që largohen prej shërbimit po përshpejtohet. Megjithatë shifra nuk ishte aq sa Netflix i trembej. Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve […]
Pas shijoi një mbretërim të gjatë në video streaming, Netflix tashmë përballet me misionin e vështirë për të ruajtur kurorën.
Platforma humbi afro 1 milionë abonentë për periudhën Prill-Korrik ndërsa numri i atyre që largohen prej shërbimit po përshpejtohet.
Megjithatë shifra nuk ishte aq sa Netflix i trembej. Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që prej Prillit 2011 ndërsa lajmet për shkurtimin e vendeve të punës u përhapën.
Rivalët gjithashtu po sfidojnë dominimin e Netflix ndërsa rritja e çmimeve ka bërë të vetën.
Është një kthesë e madhe për kompaninë e cila deri para pak muajsh duke e pandalshme. Pozicioni i saj si lider në industri u çimentua gjatë pandemisë në 2020-ën ku njerëzit të kyçur brenda shtëpive nuk kishte opsione të tjera për dëfrim.
Me largimin e pandemisë, Netflix e pati të vështirë të joshte abonentë të rinj e madje edhe të ruante besnikërinë e atyre ekzistueseve.
Kompania përballet me konkurrencën e Apple TV, HBO Max, Amazon Prime dhe Disney+.
Çmimet janë rritur nga 11 dollarë në 2019-ën në 14 dollarë në Janar dhe sot 15.49 dollarë. Ende në fund të Qershorit kompania kishte 220 milionë abonentë, shumë më tepër sesa rivalët.