Bizneset Vende Pune Ofertat

Microsoft planifikon të sjellë asistentin AI Copilot në Windows 10

Microsoft planifikon të sjellë asistentin AI Copilot në Windows 10

10.11.2023 Teknologji

Zac Bowden i Windows Central thotë se Windows 10 Copilot do të përmbajë shtojcat të cilat funksionojnë në të dy sistemet operativ.

Raportohet se Microsoft ka planifikuar të sjellë Copilot, asistentin e kompanisë me inteligjencë artificiale gjeneruese, në Windows 10.

Kujtojmë se asistenti mbërriti në Windows 11 në fazën eksperimentale beta në Gusht ndërsa debutoi zyrtarisht në Shtator.

Zac Bowden i Windows Central thotë se Windows 10 Copilot do të përmbajë shtojcat të cilat funksionojnë në të dy sistemet operativ.

Kjo lëvizje do të rriste ndjeshëm bazën e përdoruesve të Copilot ndërsa Windows 10 ende funksionon në rreth 1 miliardë pajisje aktive në muaj. Ndërkaq Windows 11-ta, lançuar dy vite më parë, ka rreth 400 milionë pajisje aktive në muaj.

Bowden beson se lëvizja gjithashtu do të nxisë më tutje zhvilluesit të ndërtojnë shtojca për Copilot. “Zhvilluesit do të jenë më të prirë të zhvillojnë shtojcat për Copilot nëse ky i fundit është i disponueshëm në 1.4 miliardë pajisje dhe jo vetëm në 400 milionë.

Së fundi ai thotë se Microsoft aktualisht po rishikon strategjinë e distancimit nga Windows 10. Burime të Bowden thonë se diskutime të brendshme në Microsoft po bëhen për të zgjeruar mbështetjen e Windows 10-ës përtej Tetorit 2025.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Putini thotë se Perëndimi nuk duhet të ketë monopolin e inteligjencës artificiale

Putini thotë se Perëndimi nuk duhet të ketë monopolin e inteligjencës artificiale

Moska ka ambicie gjithashtu të bëhet një fuqi AI por përpjekjet e tij janë penguar nga lufta në Ukrainë dhe si rezultat shumë shkencëtarë të talentuar kanë lënë Rusinë.

Presidenti Rus Vladimir Putin paralajmëroi ditën e Premte se Perëndimi nuk duhet të lejohet të zhvillojë monopol në sferën e inteligjencës artificiale duke thënë se një strategji ambicioze Ruse për zhvillimin e AI do të aprovohet së shpejti.

Kina dhe SHBA po udhëheqin garën e zhvillimeve në AI, për të cilin hulumtuesit dhe liderët besojnë se do të transformojmë dhe revolucionarizojë shoqërinë në të njëjtën mënyrë si kompjuterët në fund të shekullit 20.

Moska ka ambicie gjithashtu të bëhet një fuqi AI por përpjekjet e tij janë penguar nga lufta në Ukrainë dhe si rezultat shumë shkencëtarë të talentuar kanë lënë Rusinë.

Sanksionet Perëndimore nga Rusisë kanë goditur importet e teknologjisë së lartë. Duke folur për një konferencë AI në Moskë krahas CEO-s së Sberbank German Pref, Putin tha se përpjekjet për të ndaluar AI ishin të pamundura dhe do të ishte e rrezikshme e papranueshme që platformat Perëndimore të krijonin monopol në teknologjinë AI.

“Në të ardhmen e afërt, një prej hapave të parë, një dekret presidencial do të nënshkruhet dhe një versioni i ri i strategjisë kombëtare për zhvillimin e inteligjencës artificiale do të aprovohet,” tha Putin gjatë konferencës.

Putin tha se strategjia e re do të kishte ndryshime të mëdha, përfshirë “zgjerimin fondamental dhe kërkimin e aplikuar në fushën e inteligjencës artificiale dhe modeleve të mëdha gjuhësore.”

Rusia, tha ai, duhet të bëjë ndryshime legjislative dhe investuese për të nxitur zhvillimin e AI.

Bill Gates: Inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën e të gjithëve brenda 5 vitesh

Bill Gates: Inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën e të gjithëve brenda 5 vitesh

“Unë ende e dua softuerin aq shumë sa kur me Paul Allen themeluam Microsoft-in. Por edhe pse është përmirësuar shumë gjatë dekadave që nga ajo kohë, në shumë mënyra softueri është ende goxha budalla”.

Kështu nis një artikull i shkruar me dorën e tij nga Bill Gates, i cili përpiqet të imagjinojë të ardhmen e afërt: një të ardhme, 5 vjet nga tani, e cila sipas manjatit amerikan do të ndryshojë rrënjësisht falë inteligjencës artificiale.

“Në pesë vitet e ardhshme”, shkruan Gates, “nuk do t’ju duhet të përdorni aplikacione të ndryshme për aktivitete të ndryshme”.

“Ju thjesht i tregoni pajisjes tuaj, në gjuhën e përditshme, se çfarë doni të bëni. Dhe në varësi të sasisë së informacionit që zgjidhni të ndani me të, softueri do të jetë në gjendje të përgjigjet personalisht sepse do të ketë një kuptim të pasur të jetës suaj. Në të ardhmen e afërt, çdokush në internet do të jetë në gjendje të ketë një asistent personal të mundësuar nga inteligjenca artificiale që shkon përtej teknologjisë së sotme”.

Nuk është një parashikim kaq i ndryshëm nga të tjerët që, me entuziazmin aktual për AI, po bëjnë shumë ekspertë; dhe Gates dëshiron të lançojë Copilot, asistentin që Microsoft po sjell në botën e Ëindoë)s.

Por Gates e sheh vizionin e tij nga larg.

Edhe që nga vitet ’90 kur, në vitin 1995, themeluesi i Microsoft-it teorizoi idenë e agjentëve, pra softuerit që mund të kryejë shumë detyra të ndryshme bazuar në njohuritë e përdoruesit dhe të ofrojë një përvojë të personalizuar dhe proaktive.

Nëse në vitet 1990 ishte një ide që ishte shumë larg realizimit në praktikë, me zhvillimin aktual dhe shumë të shpejtë të modeleve të mëdha gjuhësore pas chatbot-eve si ChatGpt, vizioni i Gates mund të bëhej vërtet realitet.

Dhe nëse do të ndodhte vërtet, do të ishte vetëm profecia e fundit që do të realizohej për atë që dikush në të kaluarën e quajti Nostradamus i teknologjisë. Por, përpara se të rishikojmë vizionet e miliarderit amerikan, të cilat, me kalimin e viteve, kanë gjetur konkretësi, le të përpiqemi të kuptojmë më mirë sesi sipas tij inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën e të gjithëve.

Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale

Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale

Samsung ka bërë një hap në të ardhmen e teknologjisë së smartfonëve me prezantimin e “Galaxy AI”.

Ky sistem, premton të ofrojë disa veçori të bazuara në Inteligjencën Artificiale për përdoruesit e telefonave Samsung për një përvojë më të mirë.

Ndonëse kompania nuk ka detajuar të gjitha veçoritë që do të vijnë, gjiganti teknologjik konfirmoi se do të lansojë softuerin “AI Live Translate Call”.

Samsung pretendon se ky softuer do të ofrojë përkthime në kohë reale të audios dhe tekstit gjatë telefonatave.

Pra, nëse jeni duke bërë një telefonatë me dikë që flet një gjuhë tjetër, AI do ta përkthejë bashkëbiseduesin tënd, duke e bërë komunikimin më të qetë dhe më të qasshëm.

Kompania po thotë gjithashtu se funksioni nuk do të komprometojë të dhënat tuaja si dhe privatësinë.

Reklama

“Galaxy AI” pritet të debutojë vitin e ardhshëm dhe mund të vijë me linjën e Samsung Galaxy S24.

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende25 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë