Kthehen në funksion Facebook e Instagram
Pas më shumë se 40 minuta që ishin jashtë funksionit platformat Facebook, Instagram dhe Threads, janë rikthyer shërbimet e tyre.
Miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të raportojnë për probleme të ndryshme në këto platforma, disa pretendonin se pavarësisht se e shtypnin fjalëkalimin nuk arrinin të qaseshin në llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi.
Madje disa mendonin se kishin harruar fjalëkalimet dhe assesi nuk po mund të qasen, e nga Downdecetor ka pasur shumë raportime për probleme të tilla.
Megjithatë shërbimet në këto platforma janë rikthyer. E nga Facebook akoma nuk është bërë e ditur se cilat ishin arsyet e ndërprerjes së shërbimeve.
Probleme të tilla janë raportuar edhe në raste tjera, por sikurse ndodhi sot kur pothuajse shumica e rrjeteve sociale ishin jashtë funksionit për afro një orë.