Kosova e para në rajon për blerjen e mallrave në internet
Por, në krahasim me rajone të tjera, Ballkani Perëndimor e përdor më pak internetin për të blerë mallra online, Eurostat ka bërë publikimin e një harte, ku bëhet e ditur se më pakë se 38 për qind (%) që kanë porositur produkte nga interneti. Kjo shifër është shumë më e ulët edhe se fqinjët. Maqedonia […]
Por, në krahasim me rajone të tjera, Ballkani Perëndimor e përdor më pak internetin për të blerë mallra online, Eurostat ka bërë publikimin e një harte, ku bëhet e ditur se më pakë se 38 për qind (%) që kanë porositur produkte nga interneti.
Kjo shifër është shumë më e ulët edhe se fqinjët. Maqedonia e Veriut e kishte këtë shifër 29 për qind në vitin 2019 dhe 34 për qind në 2020-në, Serbia përkatësisht me 34 për qind dhe 38 për qind, Bosnja e Hercegovina me 23 për qind dhe 28 për qind, Mali i Zi me 16 për qind dhe 23 për qind. Rekordin e mban Kosova me 38 për qind në 2019-në dhe 46 për qind në 2020-në. Kosova madje ka përdorim më të lartë të internetit për blerje private edhe se Italia, Greqia, Portugalia.
Gjithsesi, mesatarja e rajonit është shumë më e ulët se në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 65 për qind e të gjithë të rriturve (mosha 16-74 vjeç) në BE blenë/porositën mallra ose shërbime në internet gjatë 12 muajve përpara anketës.
Të rinjtë e moshës 25-34 vjeç kishin 2.5 herë më shumë gjasa të kishin përdorur internetin për të bërë blerje apo 83 për qind sesa personat e moshës 65-74 vjeç apo 33 për qind.
Blerja në internet është bërë më e zakonshme në BE pasi përdorimi i internetit është i përhapur në të gjitha moshat. Konsumatorët vlerësojnë qasjen në një gamë të gjerë produktesh në çdo kohë, kudo, me përfitimin e shtuar të çmimeve speciale.
Ngjarjet si e Black Friday, si dhe e hëna në internet, janë disa nga rastet kur blerjet online kanë përparësi në kalendar.