Italia krijon fond 1 miliardë euro për zhvillimin e AI

12.03.2024

Italia kërkon të përdorë presidencën e G7-ës këtë vit për të rikthyer vëmendjen drejt impaktit që AI Do të ketë mbi vendet e punës dhe pabarazinë ndërsa të krijojë një set masash dhe udhëzimesh për zhvillimin e teknologjisë.

Italia krijon fond 1 miliardë euro për zhvillimin e AI Foto: FILE PHOTO: AI Artificial intelligence words, miniature of robot and EU flag are seen in this illustration taken December 21, 2023. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration//File Photo

Italia ka planifikuar të krijojë një fond investimi me një kapital fillestar prej 1 miliardë eurosh për të promovuar projektet e inteligjencës artificiale tha Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ditën e Marte.

Mbështetur nga CDP Venture Capital, fondi do të ngrijë 2 miliardë euro të tjera nga sektori privat tha CEO Agostino Scorajenchi.

Italia kërkon të përdorë presidencën e G7-ës këtë vit për të rikthyer vëmendjen drejt impaktit që AI Do të ketë mbi vendet e punës dhe pabarazinë ndërsa të krijojë një set masash dhe udhëzimesh për zhvillimin e teknologjisë.

Ne jemi të bindur se mund dhe duhet të ketë një mënyrë italiane për inteligjencën artificiale,” tha Meloni në një video-mesazh, duke shtuar se qeveria po punon për një projekt-ligj për të rregulluar sektorin në Itali.

Si pjesë e legjislacionit të planifikuar, që do të paraqitet në javët e ardhshme, nënsekretari i kabinetit Alessio Butti tha se Roma do të krijojë një organ me një rol mbikëqyrës dhe mbështetës në zbatimin e strategjisë kombëtare të AI.