iOS 17.4 vjen për të sjellë dyqanet alternative të aplikacioneve në Europë

06.03.2024

Mbërritja e iOS 17.4 është hapi i parë i Apple për t’ju nënshtruar rregullave të reja të Bashkimit Europian për platformat dixhitale.

iOS 17.4 vjen për të sjellë dyqanet alternative të aplikacioneve në Europë Foto: Ilustrim

Apple lançoi ditën e Marte përditësime në gamën e gjerë të sistemeve të saj operative, por asnjëra nuk do të ketë impaktin e iOS, të paktën në Bashkimin Europian.

Mbërritja e iOS 17.4 është hapi i parë i Apple për t’ju nënshtruar rregullave të reja të Bashkimit Europian për platformat dixhitale.

Zyrtarisht Apple tani mbështet dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në BE por gjithashtu zhvilluesit mund të ofrojnë sisteme pagesash të jashtme.

Zhvilluesit e shfletuesve nuk do të jenë të detyruar të përdorin motorin e Apple WebKit ndërsa kompania do të hapë çipin NFC për pagesat pa kontakt për aplikacionet e tjera.

Edhe pse pjesa më e madhe e ndryshimeve të iOS 17.4 shkon për përdoruesit Europianë, sistemi operativ ka edhe disa për përdoruesit e tjerë.

Apple Podcasts vinë me transkriptime automatike në Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht. Janë shtuar disa emoji të reja si një kërpudhë, feniks, gëlqere, zinxhir i këputur dhe kokë që tundet. Apple gjithashtu ka përditësuar 18 emoji personash dhe trupit.

Së bashku me iOS 17.4, Apple ka lëshuar edhe iPadOS 17.4 ku shumica shkojnë për përdoruesit Europianë.