Intel “thumbon” AMD me procesorët e rinj për laptopët

16.12.2023

Intel pretendon se çipet Core Ultra konsumojnë 79 përqind më pak energji sesa gjenerata e kaluar Ryzen 7840U dhe janë deri në 11 përqind më të shpejtë sesa hardueri AMD kur i gjithë procesorit vihet në funksion. Intel zyrtarisht hyri në epokën e kompjuterëve AI me prezantimin e çipeve më të fundit Core Ultra për […]

Intel “thumbon” AMD me procesorët e rinj për laptopët Foto: Ilustrim

Intel pretendon se çipet Core Ultra konsumojnë 79 përqind më pak energji sesa gjenerata e kaluar Ryzen 7840U dhe janë deri në 11 përqind më të shpejtë sesa hardueri AMD kur i gjithë procesorit vihet në funksion.

Intel zyrtarisht hyri në epokën e kompjuterëve AI me prezantimin e çipeve më të fundit Core Ultra për laptopët ditën e Enjte.

Me emrin e koduar “Meteor Lake”, këto janë procesorët e parë Intel që përmbajnë një NPU, ose njësi e përpunimit neural, për proceset AI.

Lançimi vjen vetëm një javë pasi AMD prezantoi procesorët e ardhshëm Ryzen 8040 të cilët në fakt janë të njëjtit procesorë Ryzen 7040 por me NPU më të shpejtë.

Ndërsa Intel në këtë rast duket sikur po përpiqet të kapë AMD, çipet Core Ultra janë një hap i madh përpara.

Intel pretendon se çipet Core Ultra konsumojnë 79 përqind më pak energji sesa gjenerata e kaluar Ryzen 7840U dhe janë deri në 11 përqind më të shpejtë sesa hardueri AMD kur i gjithë procesorit vihet në funksion.

Efikasiteti është një komponent kyç i çipeve Core Ultra: Janë ndërtuar mbi procesin e prodhimit 7-nanometër që Intel për qëllime marketingu e quan Intel 4. Sipas kompanisë janë çipet më efikase që mund të vendosen në laptopët super të hollë.

Kanë në përbërje bërthama të reja P (Performance) dhe E (Efikasiteti) si dhe grafika Arc të integruara që janë deri në 2 herë më të shpejta sesa gjenerata e kaluar.

Familja core Ultra debuton me Ultra 7 165H në krye të linjës duke ofruar 16 bërthama dhe 22 threads (6 bërthama P, 8 bërthama E dhe 2 bërthama E me fuqi të ulët) si dhe një frekuencë maksimale prej 5Ghz.

Një model akoma më i fuqishëm Ultra 9 185H do të debutojë në tre mujorin e parë të 2024 me frekuencë më të lartë prej 5.1Ghz, grafika më të fuqishme dhe konsum më të lartë energji prej 45W krahasuar me 28W të Ultra 7.