Instagram vjen me një risi, synon reduktimin e llogarive false
Rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur artificialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve. Instagrami thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz, jo robotë. Instagram postoi në Twitter se llogarive që…
Rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur artificialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve.
Instagrami thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz, jo robotë.

Instagram postoi në Twitter se llogarive që kishin sjellje të dyshimta (si p.sh. ndjekja e shpejtë e shumë llogarive) mund t’u kërkohet të bëjnë një video selfie.

Kompania gjithashtu përsëriti se funksioni nuk përdor njohjen e fytyrës dhe tha se ekipet e Instagramit shqyrtojnë videot.
Instagram thotë se “një nga mënyrat” e përdorimit të video selfie-ve është të ndihmojë në pakësimin e robotëve, duke e lënë derën hapur për përdorime të tjera.
Etiketat
Ndërprerja globale e Microsoft-it prek edhe Kosovën, miliona përdorues pa qasje në shërbime
Aktuale para 12 dite
Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Lajme para 34 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Nis implementimi i Platformës Mbarëqeveritare, ministri Jagxhiu: Një hap drejt transformimit digjital të administratës publike
Lajme 14.07.2026
Sulm i dyshuar digjital ndaj bizneseve në Shqipëri, Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve
Shqipëri 10.07.2026