Instagram ofron shkarkimin e Reels publike për të gjithë përdoruesit
Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale. Instagram lançoi opsionin për të shkarkuar Reels në Qershor, por ishte i limituar vetëm për përdoruesit Amerikanë në SHBA. Tani shefi i Instagram, Adam Mosseri,…
Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale.
Instagram lançoi opsionin për të shkarkuar Reels në Qershor, por ishte i limituar vetëm për përdoruesit Amerikanë në SHBA.
Tani shefi i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se funksionaliteti është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Kushdo në aplikacion tashmë mund të shkarkojnë Reel që janë publike në pajisjet e tyre dhe jo vetëm ri ruajnë për ti parë më vonë.
Mjafton të klikoni butonin Share dhe të filloni shkarkimin.
Mosseri njoftoi se Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale.
Instagram tha se do të heqë audion e tyre nëse përmbajnë muzikë të palicencuar në sfond.
Implementimi i një funksionaliteti të tillë i krijoi mundësinë TikTok të tërheqë më shumë përdorues në aplikacion. Së pari krijuesit kanë mundësi të ndajnë klipet e tyre në platforma të ndryshme dhe përdoruesit të cilët nuk kanë një TikTok mund të regjistrohen për të ndjekur krijuesit në fjalë.
Siç duket Instagram po përpiqet të replikojë një strategji të ngjashme.
Etiketat
Ndërprerja globale e Microsoft-it prek edhe Kosovën, miliona përdorues pa qasje në shërbime
Aktuale para 12 dite
Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Lajme para 34 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Nis implementimi i Platformës Mbarëqeveritare, ministri Jagxhiu: Një hap drejt transformimit digjital të administratës publike
Lajme 14.07.2026
Sulm i dyshuar digjital ndaj bizneseve në Shqipëri, Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve
Shqipëri 10.07.2026