Google dhe Samsung bashkojnë forcat: Nearby Share bëhet Quick Share

13.01.2024

Funksionaliteti tashmë pritet të marrë një emër të ri falë lidhjeve të ngushta mes Google dhe Samsung. Google prezantoi Nearby Share në 2020 si një përgjigje ndaj Apple AirDrop. Shumica e përdoruesve Android mund të jenë familjarizuar tashmë me funksionalitetin. Për ata që nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson, Nearby Share është një mënyrë […]

Google dhe Samsung bashkojnë forcat: Nearby Share bëhet Quick Share Foto: Ilustrim

Funksionaliteti tashmë pritet të marrë një emër të ri falë lidhjeve të ngushta mes Google dhe Samsung.

Google prezantoi Nearby Share në 2020 si një përgjigje ndaj Apple AirDrop. Shumica e përdoruesve Android mund të jenë familjarizuar tashmë me funksionalitetin.

Për ata që nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson, Nearby Share është një mënyrë për të ndarë imazhe, video, të dhëna, lidhje dhe fjalëkalime Wi-Fi mes pajisjeve Android, Chromebook dhe Windows.

Funksionaliteti tashmë pritet të marrë një emër të ri falë lidhjeve të ngushta mes Google dhe Samsung.

Nearby Share do të quhet Quick Share. Ata që kanë një telefon Android duhet ta dinë se Quick Share është protokolli i kompanisë për transferimin e të dhënave. Është shumë i ngjashëm me Nearby Share dhe të dyja përdorin Bluetooth Low Energy dhe Wi-Fi Direct për të gjetur pajisjet që gjenden pranë dhe transferuar të dhënat.

Por ndryshe nga Nearby Share, Quick Share është për përdoruesit Galaxy dhe nuk funksionon me pajisje jo-Samsung. Një tjetër diferencë mes zgjidhjes së Google dhe Samsung është se Quick Share lejon transferimin e të dhënave me deri në 5 pajisje në të njëjtën kohë por Nearby Share e kufizon në vetëm një pajisje.

Edhe limiti i transferimit ndryshon ku Nearby Share lejon 500 skedarë në ditë me madhësi pa limit dhe Quick Share 1GB për transferim dhe një total prej 5GB në ditë.

Këto diferenca tashmë do të eliminohen ndërsa Nearby Share dhe Quick Share do të bashkohen së bashku për tu quajtur Quick Share. Por mbetet e paqartë nëse ky bashkim do të mbështetet në versionin e Google apo të Samsung.

Kompania janë në bisedime me prodhuesit e kompjuterëve si LG për të zgjeruar Quick Share tek kompjuterët Windows si një aplikacion i parainstaluar.