Berisha nga KPM: Tani qytetarët mund të ankohen për përmbajtjet në TikTok, përgjigja vjen brenda 24 orëve

17.09.2025

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka arritur një marrëveshje të re dhe të rëndësishme me zyrën evropiane të TikTok, duke shënuar një hap përpara në luftën kundër dezinformatave dhe përmbajtjeve të dëmshme, sidomos në periudha zgjedhore.

Berisha nga KPM: Tani qytetarët mund të ankohen për përmbajtjet në TikTok, përgjigja vjen brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Ky bashkëpunim, i cili synon të rrisë integritetin e informacionit në platformë, do të ndihmojë në trajtimin e shpejtë të ankesave që lidhen me shkeljen e standardeve mediale.

Lajmi u bë i ditur nga Besnik Berisha, kryetar i KPM-së, gjatë një interviste për “Përballje Podcast” në Telegrafi.com. Ai theksoi se kjo marrëveshje ofron një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi midis KPM-së dhe TikTok-ut, duke eliminuar ndërmjetësit dhe duke shkurtuar kohën e reagimit.

“Si Komision i Pavarur për Media, jemi pajtuar që ankesat që vijnë në raport me TikTok-un, ne mund t’i adresojmë direkt atje. Ata janë angazhuar vullnetarisht që brenda 24 orëve të trajtojnë çdo ankesë të dërguar nga KPM,” tha Berisha.

Ky mekanizëm i ri i lejon qytetarët të dërgojnë ankesat e tyre fillimisht në KPM. Më pas, KPM do t’i përcjellë ato direkt te stafi i TikTok-ut, i cili ka marrë përsipër të shqyrtojë dhe të marrë një vendim për përmbajtjen e raportuar brenda një afati rekord prej 24 orësh. Ky proces do të trajtojë përmbajtjet e dyshuara për shkelje të privatësisë, ato të papërshtatshme ose që mund të shkaktojnë dëme të theksuara shoqërore.

Sipas Berishës, ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e zgjedhjeve lokale, ku përhapja e shpejtë e dezinformatave në platforma si TikTok mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në integritetin e procesit zgjedhor. Përveç kësaj, marrëveshja do të jetë funksionale edhe jashtë periudhave zgjedhore, duke siguruar një mjedis online më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për përdoruesit në Kosovë.

“Qytetarët tani kanë një adresë të qartë për të dërguar ankesat e tyre. Pas pranimit të ankesës nga KPM, TikTok shqyrton dhe vendos për përmbajtjen brenda 24 orëve,” përfundoi Berisha, duke theksuar se kjo është një fitore e rëndësishme për mbrojtjen e publikut nga përmbajtjet e dëmshme dhe për ruajtjen e standardeve mediale në epokën e mediave sociale.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More