Android 13 nuk do të debutojë sipas panit

04.08.2022

Google lansoi një version paraprak të Android 13 shumë më herët sesa pritej. Ajo bëri që shumë të besojnë se Android 13 mund të debutonte në versionin e tij final më herët sesa versionet e kaluara. Megjithatë informacionet e fundit sugjerojnë se mund të jetë krejtësisht e kundërta. Sikur Android 13 të debutonte këtë muaj, […]

Android 13 nuk do të debutojë sipas panit Foto: Ilustrim

Google lansoi një version paraprak të Android 13 shumë më herët sesa pritej. Ajo bëri që shumë të besojnë se Android 13 mund të debutonte në versionin e tij final më herët sesa versionet e kaluara.

Megjithatë informacionet e fundit sugjerojnë se mund të jetë krejtësisht e kundërta. Sikur Android 13 të debutonte këtë muaj, nuk do të ishim surprizuar aspak, megjithatë versioni i ri pritet të vijë në Shtator.

Google sapo lansoi buletinin e sigurie të Android 13 për muajin Gusht. Në të kompania detajon disa probleme sigurie dhe sesi pajisjet me Android 13 janë të mbrojtura nga përditësimet e datës 1 Shtator 2022.

Kjo gjuhë e përdorur nga kompania lë të kuptohet se këto përditësime sigurie do të vinë vetëm në Shtator edhe pse buletini u bë publik në Gusht, transmeton PCWorldAlbania.

Google lançoi versionin eksperimental në Shkurt të 2022 për Android 13. Sakaq versioni Beta 4 i Android 13 sapo debutojë për Pixel 6a duke lënë të kuptohet se ky program testimi do të vijojë edhe për ca kohë.