“Al dëshiron të flasë”, OpenAl njofton veçoritë e reja të zërit të cilat do të shfaqen së shpejti në ChatGPT
Modaliteti Voice i përmirësuar i shumëpritur i CHATGPT i mundësuar nga sistemi më i zgjuar i AI i kompanisë është pothuajse gati.
OpenAI ka njoftuar se veçoritë e reja të zërit – të cilat lejojnë biseda si njerëzore – do të shfaqen javën e ardhshme.
E gjitha mundësohet nga GPT-4o, një model i madh gjuhësor që u zbulua në maj.
Si pjesë e demonstrimit, OpenAI ka shfaqur demonstrime mahnitëse të modalitetit të ri të zërit në veprim, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.
Në një arritje veçanërisht mbresëlënëse, chatboti ishte në gjendje të përkthente në kohë reale për dy njerëz që flisnin gjuhë të ndryshme – duke i lënë ata të zhvillonin një bisedë.
Bëhet e ditur se GPT-4o i OpenAI është i disponueshëm tani për biseda të bazuara në tekst dhe modaliteti i përmirësuar i zërit vjen javën e ardhshme.
Kjo sipas shefit të OpenAI, Sam Altman, i cili tha se funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për abonentët e ChatGPT Plus dhe kushton 20 dollarë në muaj.
Është e rëndësishme të theksohet se ChatGPT tashmë ka një modalitet zëri që mundësohet nga modeli më i vjetër GPT-4.
Por, GPT-4o është shumë më i zgjuar dhe më e rëndësishmja, shumë më i shpejtë.
Siç raportohet, ju do të mund t’i kërkoni GPT-4o të flasë me tone të ndryshme zëri.
Dhe madje mund të përkthejë gjuhë të huaja në kohë reale, duke vepruar si përkthyes midis dy personave.
Kjo do të thotë se dy persona që flasin gjuhë krejtësisht të ndryshme mund të zhvillojnë një bisedë duke përdorur modalitetin e zërit të aplikacionit.
Mund t’i kërkoni gjithashtu modalitetit të ri të zërit të shpjegojë diçka më thjesht, të ngadalësojë ritmin e tij dhe të flasë në stilin e një mësuesi miqësor.