Takimi Përmbyllës i Projektit “Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës” 2015-2020

06.12.2019

Pas një zbatimi të suksesshëm të dy fazave të Projektit “ Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës” 2015-2020, dje me datë 05 Dhjetor 2019 u mbajt “Takimi Përmbyllës i Projektit”, përmes të cilit u paraqitën të arriturat e përgjithshme. Projekti është bashkë-financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Komuna Suharekë me implementim nga Fondi […]

Takimi Përmbyllës i Projektit “Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës” 2015-2020 Foto: Ilustrim

Pas një zbatimi të suksesshëm të dy fazave të Projektit “ Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës” 2015-2020, dje me datë 05 Dhjetor 2019 u mbajt “Takimi Përmbyllës i Projektit”, përmes të cilit u paraqitën të arriturat e përgjithshme.

Projekti është bashkë-financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Komuna Suharekë me implementim nga Fondi për Zhvillim Lokal . Shuma totale e financuar në fazën e parë ishte 560.000,00 € (ADA 510,000.00 € dhe Komuna Suharekë 50,000.00 €) dhe faza e dytë 615,500.00 € (ADA 500,000.00 € dhe Komuna Suharekë 115,500.00 € ).

Qëllimi kryesor i Projektit SUSI-LDF ishte përmirësimi i kushteve të jetës së fermerëve të vegjël në Komunën e Suharekës me fokus të veçantë tek gratë fermere dhe të rinjtë në mënyrë të qëndrueshme.

Drejtoresha e LDF-së gjatë fjalës hyrëse shprehu falenderimet dhe mirënjohjen ndaj gjithë atyre që kontribuan për LDF-në duke përfshirë donatorin ADA, partnerin strategjik Komunën e Suharekës dhe në veqanti falenderojë Kryetarin e Bordit të LDF-së Z. Michel Gold i cili që nga themelimi dhe aktualisht është duke dhënë një mbështetje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në aspektin strategjik dhe programor.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, nënkryetarja znj.Mihrije Suka dhe vartës të tjerë nga Komuna e Suharekës.

Pas fjalëve përshëndetëse të akterëve pjesëmarrës Menaxherja e Projektit Znjsh. Blerta Kuçi bëri një prezantim të detajuar të arriturave të cilat janë paraqitur në pika të shkurtra si në vijim.

Gjatë dy fazave të zbatimit të projektit janë organizuar pesë thirrje për propozime nga të cilat janë pranuar 709 aplikacione dhe nga gjithë këto janë financuar 109 projekte, nga të cilat 46% femra fermere dhe 30% të rinjë. Nga projektet e financuara janë krijuar 381 vende pune nga të cilat 203 permanente, 178 sezonale, 12 nga komunitet jo-shumice dhe 11 persona me nevoja të veçanta. Gjithashtu kemi pasur 670 përfitues indirekt.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar asistencës teknike trajnimeve si teorike dhe vizitave fushore demonstruese, ku gjatë periudhës pesë vjeçare janë mbajtur 20 konsulenca nga të cilat janë mbështetur 263 fermerë me vizita fushor, ndërsa 393 fermerë mbështetur me trajnime teorike.

Në këtë takim përmbyllës morën pjesë akterët kyq të zbatimit të projektit, përfaqësues nga ADA Austriake në Prishtinë, Komuna Suharekë fermerët përfitues dhe stafi i LDF-së.

Drejtoresha e LDF-së Znj. Bernardina Krasniqi theksoi qe në emër të stafit dhe Bordit të organizatës sonë falënderon të gjithë akterët që mundësuan rrugëtimin tonë të suksesshëm në zbatimin e projektit dhe gjithashtu zotohet në qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin edhe më tutje në punët që na presin në të ardhmen.