Suharekë, numri i të prekurve me turbekuloz gjatë vitit 2019
Imuniteti i dobët, kushtet e vështira të jetesës, si dhe kequshqyerja shihen si faktorët që kanë rikthyer rastet e sëmundjes së tuberkulozit. Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se tuberkulozi është një ndër sëmundjet infektive kronike, e shkaktuar nga mykobakteri më te njëjtin emër. Sëmundja prek më shpesh mushkëritë, por nuk përjashtohet shfaqja edhe në organe […]
Imuniteti i dobët, kushtet e vështira të jetesës, si dhe kequshqyerja shihen si faktorët që kanë rikthyer rastet e sëmundjes së tuberkulozit.
Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se tuberkulozi është një ndër sëmundjet infektive kronike, e shkaktuar nga mykobakteri më te njëjtin emër. Sëmundja prek më shpesh mushkëritë, por nuk përjashtohet shfaqja edhe në organe të tjera, si truri, kockat, gjëndrat limfatike, zemra, lëkura, teksa prek edhe gjakun. Transmetohet nga kontakti direkt me piklat respiratore të një personi që është i sëmurë me formën pulmonare aktive të sëmundjes, dhe pas kësaj duhet një periudhe inkubacioni prej 2-10 javësh deri në shfaqjen e simptomave të dukshme. Identifikimi i simptomave ndryshon në varësi të aparatit ku shfaqet sëmundja.
Çfarë është tuberkulozi?
Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem”. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë. Në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur. Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50 për qind të personave të prekur. Në vendin tonë kjo sëmundje ka pasur përhapje të gjerë sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945 u morën masa për luftimin dhe trajtimin adekuat të kësaj sëmundjeje kronike. Dhe, me thënë të drejtën deri në vitet ’90 u arrit pothuaj zhdukja e kësaj sëmundjeje. Me hapjen e kufijve dhe lëvizjen e pakontrolluar të popullsisë filloi edhe rritja e numrit të rasteve me tuberkuloz, duke e bërë prezente këtë sëmundje edhe në ditët e sotme. Në nivel global rreth 80 për qind e popullatës në shumë vende afrikane dhe aziatike rezulton e prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në SHBA dhe Evropë, kjo shifër shkon 5-10 për qind të popullatës.
Cila është kategoria më e rriskuar për t’u prekur nga kjo sëmundje?
Kryesisht, sëmundja shfaqet tek personat që kanë imunitet të dobët. Më të predispozuar për të shfaqur këtë sëmundje janë personat e prekur me HIV për shkak të sistemit të dobët imunitar dhe terrenit predispozues që krijon tuberkulozi. Kujtoj se HIV dëmton sistemin imunitar, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kategoritë e tjera janë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga tuberkulozi.
Nëse ndalemi tek simptomat, cilat janë shenjat karakteristike që duhet të na orientojnë drejt kësaj sëmundjeje?
Tuberkulozi mund të infektojë çdo pjesë të trupit, por më i shpeshtë është infektimi i mushkërive, i njohur ndryshe si tuberkulozi pulmonar. Kur aktiviteti i mikrobit zhvillohet jashtë mushkërive njihet si tuberkulozi ekstrapulmonar, por mund të bashkëjetojnë fare mirë edhe të dyja format. Shenjat dhe simptomat e përgjithshme përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje natën, ulje të oreksit dhe rënie në peshë. Rreth 90 për qind e rasteve tuberkulare prekin mushkëritë. Në këtë rast simptomat mund të përfshijnë dhimbje gjoksi dhe një kollë me shumë pështymë. Rreth 25 për qind e këtyre personave mund të mos kenë asnjë simptomë (domethënë ata mbeten asimptomatikë), por herë pas here mund të kenë kollë me sasi të vogla gjaku, si dhe në raste shumë të rralla, kur infeksioni dëmton arterien mushkërore, rezulton kollë me gjakderdhje masive.
Ndërsa Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar disa statistika për vitin 2019 sa i përket numrit të të prekurve me TBC (Turbekuloz) sipas komunave.
Në bazë të kësaj statistike të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës ishin 15 të prekur nga turbekulozi.
Ndërsa numri më i madh i pacientëve me këto sëmundje ishte në Komunën e Prishtinës, ku gjatë asaj kohe ishin gjithsej 118 të prekur. Kurse në të gjithë Kosovën të prekur nga turbekulozi ishin gjithsej 611 pacientë.
Sipas grupmoshave rastet me TBC (Turbekuloz) ishin:
| Grupmoshat | Femra | Meshkuj | Gjithsej |
| 0-4 | 2 | 3 | 5 |
| 5-14 | 5 | 4 | 9 |
| 15-24 | 51 | 38 | 89 |
| 25-34 | 49 | 43 | 92 |
| 35-44 | 33 | 33 | 66 |
| 45-54 | 21 | 39 | 60 |
| 55-64 | 51 | 60 | 111 |
| >65 | 89 | 90 | 179 |
| Gjithsej | 301 | 310 | 611 |
Pacientët me TBC sipas llojeve:
| Me TBC sipas llojeve | Numri i të prekurve |
| TBC Pulmonar | 545 |
| TBC Extra Pulmonar | 66 |
| Gjithsej | 611 |
