Suharekë, mbi 58 mijë e 300 doza të administruara të vaksinës anti-COVID
Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill kur […]
Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.
Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 58,318 doza të vaksinës.
Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 644 mijë e 733 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërkaq, 872 mijë e 196 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 772 mijë e 537 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.