Suharekë, gjatë vitit 2021 emigruan mbi 2,500 persona

28.06.2022

Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi. Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi. Të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë […]

Suharekë, gjatë vitit 2021 emigruan mbi 2,500 persona Foto: Ilustrim

Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi. Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi.

Të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash. Sidomos, analiza për çështjet sociale dhe ekonomike në nivele të caktuara: komunale, kombëtare dhe rajonale. Të dhënat për popullsinë përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimet e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike.

Po ashtu ky publikim jep të dhëna edhe për migrimin ndërkombëtar gjatë 2021’s në nivel komunave.

Për sa i përket migrimit ndërkombëtar, në Komunën e Suharekës gjatë vitit të kaluar kanë emigruar 2 mijë e 542 persona, kurse janë imigruar 85 persona, ndryshe bilanci i migrimit ndërkombëtar në komunën tonë është -2,457.

Gjithashtu, qytetarët e Suharekës kanë bërë edhe emigrime e imigrime kombëtar, ku brenda kësaj periudhe një vjeçare kanë emigruar 212 persona (ndërruan vendbanimin (komunën) e tyre), kurse imigruan 157 persona (të kthyerit në komunë).