Suharekë, 56,312 doza të vaksinës anti-COVID të administruara, QKMF u bënë thirrje qytetarëve për vaksinim

17.11.2021

Po ashtu, në njoftim thuhet se vaksinimi kundër COVID-19 i qytetarëve të Komunës së Suharekës me qëllim ruajtjen e shëndetit publik vazhdon edhe më tutje. Gjithashtu, nga QKMF u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar të lajmërohen në Qendrën e Vaksinimi – Gjimnazi “Jeta e Re”, sepse tashmë ekziston mundësia […]

Suharekë, 56,312 doza të vaksinës anti-COVID të administruara, QKMF u bënë thirrje qytetarëve për vaksinim Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Po ashtu, në njoftim thuhet se vaksinimi kundër COVID-19 i qytetarëve të Komunës së Suharekës me qëllim ruajtjen e shëndetit publik vazhdon edhe më tutje.

Gjithashtu, nga QKMF u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar të lajmërohen në Qendrën e Vaksinimi – Gjimnazi “Jeta e Re”, sepse tashmë ekziston mundësia të vaksinohen pa caktuar termin paraprakisht.

Edhe qytetarët që nuk kanë shtetësi të Kosovës mund të vaksinohen.

Krahas vaksinimit anti-COVID, QKMF e Suharekës po e vazhdon edhe vaksinimin kundër gripit sezonal, ku deri më tani janë administruar 2,182 doza të gripit sezonal.