Suhareka i bashkohet Ditës së Përfshirjes Sociale

10.09.2025

Organizata joqeveritare VRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) ka njoftuar se “Dita e Përfshirjes Sociale” po zgjerohet edhe në Komunën e Suharekës.

Sipas njoftimit, pas Ferizajt, kësaj nisme i është bashkuar edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, duke përfshirë të rinjtë në aktivitete që synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes sociale.

Më 10 tetor, të rinjtë nga Suhareka pritet të angazhohen në institucione, biznese dhe organizata joqeveritare, si pjesë e një programi që promovon solidaritetin dhe pjesëmarrjen në komunitet.