Sopijë: Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike

01.02.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në fshatin Sopijë janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Sipas raportit arrestimi ka ndodhur pasiqë më datë 29.01.2020 rreth orës 22:40 gjatë një kontrolli të dyshuarëve u është gjetur marihuanë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që […]

Sopijë: Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në fshatin Sopijë janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit arrestimi ka ndodhur pasiqë më datë 29.01.2020 rreth orës 22:40 gjatë një kontrolli të dyshuarëve u është gjetur marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit te veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.40 gram” thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.