Punime investive në Suharekë: Disa fshatra mbesin pa energji elektrike të dielën

para 10 dite

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të punimeve të nevojshme në rrjetin elektrik, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë në disa zona të Komunës së Therandës (Suharekë).

Punime investive në Suharekë: Disa fshatra mbesin pa energji elektrike të dielën

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të ndodhë në daljeën 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002), e cila furnizohet nga Nënstacioni 110/10[kV] Theranda.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të jetë aktive nga ora 08:30 deri në orën 17:00 të dielën.

Vendet që do të preken nga kjo ndërprerje janë:

  • Sopija I
  • Sopija II
  • Dubrava
  • Mushtishti
  • Savrova
  • Bukoshi
  • Vraniqi
  • Baqevci

Arsyeja e ndërprerjes është realizimi i një sërë punimesh në kuadër të projekteve investive “Lot 13-Mushtisht”. Këto punime përfshijnë ndërrimin e transformatorëve, ndarësve dhe izolatorëve, energjizimin e rrjetit të ri ajror, ngritjen e shtyllave të tensionit, si dhe punime të tjera elektrike të nevojshme për modernizimin dhe rritjen e sigurisë së rrjetit.

KEDS kërkon mirëkuptim nga banorët e zonave të prekura dhe i falënderon për bashkëpunimin gjatë kohës që ekipet e KEDS-it do të jenë në terren për të kryer këto punime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike.

Etiketat

Ofertat e fundit