Vaksinimi kundër COVID-19 në Suharekë, nga sot në QKMF vazhdohet me dy ndërrime
Me 15 maj ka filluar procesi i vaksinimit antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit. Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në QKMF-në në Suharekë. QKMF në Suharekë më 14 maj ka pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID. Në këtë fazë do të vaksinohen personat e […]
Me 15 maj ka filluar procesi i vaksinimit antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit.
Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në QKMF-në në Suharekë.
QKMF në Suharekë më 14 maj ka pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID.
Në këtë fazë do të vaksinohen personat e grup moshave mbi 65 vjeç, sipas Kalendarit Shtetëror të Vaksinimit. Vaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë edhe gjatë ditëve të vikendit.
Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka theksuar se faza e dytë e vaksinimit antiCOVID është duke u zhvilluar në kushte normale.
Po ashtu drejtoresha, Besa Kuqi ka bërë të ditur se nga sot sa i përket procesit të vaksinimit në QKMF do të vazhdohet me dy ndërrime prej orës 08:00 deri në 15:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 20:00.
Kjo sipas Kuqit po bëhet për shkak që ky proces të bëhet më mirë dhe se të ketë sa më pak probleme teknike.