Prioritet i 32% të qytetarëve të Suharekës është mirëqenia sociale

10.08.2020

Instituti Demokratik i Kosovës përmes monitorimit të bërë nëpër komuna, ka renditur prioritetet e qytetarëve për vitin 2020. Sipas KDI-së Komuna e Suharekës kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 gjatë muajve gusht dhe shtator 2019. Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 2020, në kuadër të […]

Prioritet i 32% të qytetarëve të Suharekës është mirëqenia sociale Foto: Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës përmes monitorimit të bërë nëpër komuna, ka renditur prioritetet e qytetarëve për vitin 2020.

Sipas KDI-së Komuna e Suharekës kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 gjatë muajve gusht dhe shtator 2019.

Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 2020, në kuadër të projektit “OSHC-të lokale dhe qytetarët e fuqizuar në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale”, të mbështetur nga aktiviteti i USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, ISDY ka monitoruar dy dëgjime publike të organizuara nga Komuna e Suharekës në procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2020.

Nga 16 prioritetet e parashtruara nga qytetarët, shtatë (44%) e tyre ishin përfshirë në buxhetin e komunës për vitin 2020, ndërsa dy (12.5%) të këtyre kërkesave ishin përfshirë në KAB 2020 – 2022.

Sipas raportit të KDI-së 32% e qytetarëve të Suharekës prioritet e knë mirëqenien sociale, 25% ujë dhe kanalizim, 19% infrastrukturë rrugore etj.