Nga 9 gjyqtarët që ka Gjykata Kushtetuese, 1 prej tyre është nga Suhareka

20.05.2020

Përderisa kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë, partitë politike dhe mediat çdo ditë e më shumë kanë vëmendjen tek Gjykata Kushtetuese. Vendimi që do të nxjerrin 9 gjyqtarët e kësaj gjykate padyshim se do të ndryshojë rrjedhën e proceseve nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës. […]

Nga 9 gjyqtarët që ka Gjykata Kushtetuese, 1 prej tyre është nga Suhareka Foto: Ilustrim

Përderisa kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë, partitë politike dhe mediat çdo ditë e më shumë kanë vëmendjen tek Gjykata Kushtetuese.

Vendimi që do të nxjerrin 9 gjyqtarët e kësaj gjykate padyshim se do të ndryshojë rrjedhën e proceseve nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

Nga 9(nëntë) gjyqtarët që do të vendosin në favor apo kundër dekretit të presidentit Thaçi është edhe Safet Hoxha nga Bllaca e Suharekës.

Para se të kandidonte për të qenë pjesë e kryesisë së PDK-së, Hoxha ka qenë edhe asambleist i PDK-së,  në Komunën e Suharekës si dhe si profesor në SHMT “Skënder Luarasi”.

Ai u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 9 gusht 2018.

Që nga viti 2010 e deri në emërimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtari Hoxha ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës.

Gjatë viteve 2004 – 2010, ka punuar në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit të Ligjshmërisë në kuadër të Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik të Kosovës, ndërkaq ndërmjet viteve 2003 dhe 2004, ai ishte i angazhuar si mësimdhënës i lëndës “E drejta kushtetuese” në Shkollën e Mesme “Skënder Luarasi” në Therandë.

Studimet universitare, gjyqtari Hoxha, i ka përfunduar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe i kreu studimet pasuniversitare në drejtimin administrativ-kushtetues në vitin 2008.

Gjyqtari Hoxha, që nga viti 2010, është i angazhuar si ligjërues i lëndëve “E drejta kushtetuese” dhe “E drejta administrative” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Për një kohë, ai ishte i angazhuar edhe në Kolegjin “AAB”, ku ka ligjëruar lëndën “E drejta në IT”, si dhe në Kolegjin “ILIRIA” në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndën “Financat Publike”.

Është autor i një sërë publikimesh shkencore të botuara në disa revista ndërkombëtare me renome dhe është autor i dy librave: “Bazat e Prokurimit Publik” dhe “Në Rebusin e Prokurimit Publik”.

Gjyqtari Safet Hoxha ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dy banesa gasonjerka, oborr, një hektar mal dhe 60 ari, arë.

Vlerën e gjithë kësaj pasurie Gjyqtari Hoxha e ka deklaruar zero (0), ndërsa 48 mijë euro e ka deklaruar shumën e dy garsonjerkave. Gjyqtari Hoxha ka deklaruar se mban 15,800 euro para të gatshme në banka.