Mbi 1,600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga viti në vit!

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Agjensioni i Statistikave në Kosovë ka publikuar ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2020, e ku në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se në tre muajt e fundit të vitit 2020 (tetor, nëntor, dhjetor), në Komunën e Suharekës numri i veteranëve që kanë marr paga nga Qeveria e Kosovës është 1603, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, duke i krahasuar tre muajt e parë të vitit të kaluar, me ata tre të fundit vërehet një rrije e numrit të veteranëve që përfitojnë pagë nga shteti.

TM1-2020Nr. i veteranëveTM4-2020Nr. i veteranëve
Janar1595Tetor1602
Shkurt1597Nëntor1603
Mars1598Dhjetor1603

Regjistrimi i veteranëve ka filluar disa vite më parë, ka qenë dhe mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe Prokuroria po vazhdon hetimet nën dyshimet se numër i madh personash përfitojnë paligjshëm pensionin e veteranit nga shteti.

Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kushtuar shumë shtetit të varfër të Kosovës.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK-ja numri i veteranëve në Komunën e Suharekës është rritur nga viti në vit.

Më poshtë e gjeni një tabelë në të cilën është bërë krahasimi i numrit të veteranëve në Komunën e Suharekës nga viti 2019 deri në vitin 2020.

RAPORTO