Mbi 1,600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga viti në vit!
Regjistrimi i veteranëve ka filluar disa vite më parë, ka qenë dhe mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe hetimet vazhdojnë nën dyshimet se numër i madh personash përfitojnë paligjshëm pensionin e veteranit nga shteti. Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, […]
Regjistrimi i veteranëve ka filluar disa vite më parë, ka qenë dhe mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe hetimet vazhdojnë nën dyshimet se numër i madh personash përfitojnë paligjshëm pensionin e veteranit nga shteti.
Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kushtuar shumë shtetit të varfër të Kosovës.
Në bazë të statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) numri i veteranëve në Komunën e Suharekës është rritur nga viti në vit.
Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.
Agjensioni i Statistikave në Kosovë ka publikuar ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2020, e ku në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se në tre muajt e fundit të vitit 2020 (tetor, nëntor, dhjetor), në Komunën e Suharekës numri i veteranëve që kanë marr paga nga Qeveria e Kosovës është 1603, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, duke i krahasuar tre muajt e parë të vitit të kaluar, me ata tre të fundit vërehet një rrije e numrit të veteranëve që përfitojnë pagë nga shteti.
| TM1-2020 | Nr. i veteranëve | TM4-2020 | Nr. i veteranëve |
| Janar | 1595 | Tetor | 1602 |
| Shkurt | 1597 | Nëntor | 1603 |
| Mars | 1598 | Dhjetor | 1603 |