Konkursi për një mjek stomatolog në QKMF-Suharekë, publikohet lista përfundimtare

24.09.2021

DShMS me datën 23 gusht të këtij viti kishte shpallur konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës për një mjek/e stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë me kohë të pacaktuar. Ndërsa, pas përfundimit të testit me shkrim mbajtur më 20.09.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur më 22.09.2021; DShMS […]

Konkursi për një mjek stomatolog në QKMF-Suharekë, publikohet lista përfundimtare Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

DShMS me datën 23 gusht të këtij viti kishte shpallur konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës për një mjek/e stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë me kohë të pacaktuar.

Ndërsa, pas përfundimit të testit me shkrim mbajtur më 20.09.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur më 22.09.2021; DShMS dhe komisioni kanë publikuar rezultatet përfundimtare.

Në këtë konkurs për plotësim të vendit të lirë të punës kishin konkuruar gjithsej 4 kandidatë të gjinisë mashkull.

Rezultatet përfundimtare:
Kandidatët për pozitën: Një (1) Mjek/e Stomatolog në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar:

1. Faton Mustafa 06.Nr,1266 94+300 gjithsejt 394 pikë;
2. Bardhyl Curraj 06.Nr.1270 nuk ka marr pjesë në intervistë;
3. Dashmir Kryeziu 06.Nr.1271 50+285 gjithsejt 345 pikë;
4. Besnik Kuqi 06.Nr.1274 76+293 gjithsejt 369 pikë.

“Në bazë të rezultateve të testit me shkrim mbajtur me datë: 20.09.2021 dhe intervistës me gojë mbajtur më 22.09.2021 për pozitën: Një (1) Mjek/e Stomatolog në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar me 394 pikë pranohet kandidati: Faton Mustafa”, thuhet në njoftim.

LISTA-PERFUNDIMTARE