Komunat luajtën rol të rëndësishëm në menaxhimin e pandemisë

19.05.2020

Në fillim të pandemisë niveli qëndor dhe ai lokal nuk kishin bashkëpunim në nivel të duhur sa i përket menaxhimit të pandemisë, kjo sepse ky virus solli shumë të panjohura dhe gjithçka ishte e panjohur edhe për vet këto nivele. Kështu po thotë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacioneve të komunave të Kosovës i cili konsideron […]

Komunat luajtën rol të rëndësishëm në menaxhimin e pandemisë Foto: Ilustrim

Në fillim të pandemisë niveli qëndor dhe ai lokal nuk kishin bashkëpunim në nivel të duhur sa i përket menaxhimit të pandemisë, kjo sepse ky virus solli shumë të panjohura dhe gjithçka ishte e panjohur edhe për vet këto nivele.

Kështu po thotë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacioneve të komunave të Kosovës i cili konsideron se në fillim niveli qëndror është munduar të  centralizoi gjithçka, të marrë kompetenca, të drejtojë, të udhëheqë, të jap urdhëresa administrative, udhëzime tjera duke menduar që gjithçka menaxhohet nga niveli qëndror, kurse në anën tjetër jeta zhvillohet në nivelin lokal. 

“Në fillim ka pasur vështirësi edhe në bashkpunimin me nivelin qëndror mirëpo komunat kanë pasur një përvojë sa i përket menaxhimit të emergjencave tjera, sa i përket me ujë, me zjarr, me tërmete mirëpo kjo ka qenë risi jo vetëm për ato lokale por edhe qëndrore me shumë të panjohura. Niveli qëndror është munduar të  centralizoi gjithçka, të marrë kompetenca, të drejtojë, të udhëheqë, të jap urdhëresa administrative, udhëzime tjera duke menduar që gjithçka menaxhohet nga niveli qëndror, kurse në anën tjetër jeta zhvillohet në nivelin lokal. Pra, nëse punët nuk kryhen mirë në nivelin lokal atëherë edhe problematikat zgjerohen” tha ai për RTK.

Por sipas Ibrahimit në raste të tilla rol vendimtar kanë luajtur komunat dhe kryetarët e tyre sa i përket mospërhapjes së Covid-19., e po ashtu për shkak të moskordinimit të mirë në dhjetë ditëshin e parë sa i përket koordinimit të nivelit qëndror me atë lokal kanë ndodhur edhe për hkak të  paqartësisë në nivelin qëndror.

“Në këtë rast mund të themi që komunat dhe kryetarët e komunave kanë luajt një rol domethënës, një rol vendimtar sa i përket luftës në nivelin lokal për mospërhapjen e Covid-19. Në fillim situata me kordinim nuk ishte e mirë. Krejt kjo mund të jetë edhe për shkak të paqartësive edhe në nivelin qëndror, psh. Ministria e Shëndetësisë komunikonte drejtpërdrejtë me drejtorinë e Shëndetësisë në nivelin lokal, pastaj Ministria e zhvillimit ekonomik kishin komunikim me drejtorat për zhvillim ekonomik, Ministria e Pushtetit Lokal morri vendim ku i pezulloi ligjshmëritë e akteve komunale dhe kjo për neve ishte absurde që në kohë pandemie të bëhet një veprim i tillë. Pra kët kanë qënë të gjitha zhvillimet.  tha ai.
Kryetari i Asociacioneve të komunave të Kosovës tha se nuk vonoi shumë kohë dhe kordinimi në këto dy nivele ëshë përmirësuar dhe ka qenë shumë korrekt.

“Sa i përket koordinimit më të mirë në nivelin qëndror dhe lokal janë bërë përmes Asociacionit të komunave të Kosovës, që nga fillimi ne veç shfaqëm një paknaqësi dhe pastaj u mobilizua edhe niveli qëndror, krijoi grupin ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve ku edhe aty ishte AKK dhe pastaj kordinimi filloi të rregullohet. Kryetarët e komunave janë përballur drejtëpërsëdrejti me kërkesat e qytetarëve, sepse qytetarët nuk mun të vijnë në Prishtinë, nëpër hollet e ministrive  por ata shkojnë te kryetari i komunës, njëjtë ka ndodhë edhe nëpër institucione shëndetësore. Të gjitha këto janë bërë nëpërmes AKK-së dhe në të shumtën e rasteve kemi gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket kordinimit. Pastaj kordinimi ka qenë korrekt”, tha Ibrahimi.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës disa ditë para datës 13 mars kur edhe është shpallur pandemia, ka bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe ka filluar me marrjen e masave mbrojtëse.

Gjithashtu Komuna e Suharekës kishte filluar evidentimin e qytetarëve të saj të ardhur nga jashtë dhe kishte zhvilluar edhe platformë për evidentimin më të shpejtë.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, u kishte bërë thirrje të gjitha komunave në territorin e Kosovës që të i evidentojnë musafirët që vijnë në komunat e tyre dhe të merrnin shembull Suharekën.