KEDS njofton për punime, të enjten disa fshatra të Suharekës mbesin mbi 8 orë pa rrymë

19.08.2025

Banorët e disa fshatrave në komunën e Suharekës duhet të kenë parasysh ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, të cilat do të ndodhin këtë të enjte, më 21 gusht 2025.

Ndërprerjet janë si pasojë e punimeve në projekte investive të operatorit të rrjetit.

Sipas njoftimit, punimet do të kryhen në dy lokacione kryesore, duke prekur një numër të madh të fshatrave dhe bizneseve.

Ndërprerja e parë:

  • Ora: 08:30 deri në 17:00
  • Vendet e prekura: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
  • Arsyeja: Montimi i ndarësve, energjizimi i rrjetit të ri, si dhe punë të tjera elektrike si pjesë e projekteve investive.

Ndërprerja e dytë:

  • Ora: 08:30 deri në 12:00
  • Vendet e prekura: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca.
  • Bizneset e prekura: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
  • Arsyeja: Montimi i ndarësve, energjizimi i rrjetit të ri, si dhe punë të tjera të nevojshme për përmirësimin e rrjetit.

Këto punime kanë për qëllim modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të furnizimit me energji elektrike në këto zona. Qytetarët kërkohet të marrin masat e nevojshme gjatë periudhës së ndërprerjes.