Halil Kastrati, “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës

Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës përmes një projekt-vendimi që pritet ti propozohet Kuvendit Komunal, pritet që Halil Kastrati të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.

Sipas projekt-vendimit, z. Halil KASTRATI i lindur me 17.04.1975 në  Prizren, Përfaqësues i shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, me seli nё Prizren, shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.  

Me rastin e shpalljes qytetar nderi, Kryetari i Komunës së Suharekës, do t’i dorëzojë z. Halil KASTARTI medaljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës dhe do ta regjistron në regjistrin e bartësve të titullit “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.

Për zbatimin e këtij vendimi, do të kujdeset zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës.