Gjykata Speciale fton luftëtarin e UÇK-së nga Suhareka

25.02.2020

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije se kanë ardhur edhe një ftesë nga Gjykata Speciale. Gucati ka bërë me dije se është thirrur luftëtari i UÇK-së Afrim Basha nga Suhareka. Eprori i UÇK-së nga Vraniqi është Afrim Basha i njohur si ABI i cili ishte komandant i njësisë speciale pranë Shtabit të […]

Gjykata Speciale fton luftëtarin e UÇK-së nga Suhareka Foto: Ilustrim

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije se kanë ardhur edhe një ftesë nga Gjykata Speciale.

Gucati ka bërë me dije se është thirrur luftëtari i UÇK-së Afrim Basha nga Suhareka.

Eprori i UÇK-së nga Vraniqi është Afrim Basha i njohur si ABI i cili ishte komandant i njësisë speciale pranë Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Ai përveç luftës së Kosovës ishte pjesmarrës edhe në luftën e Bosnjës.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme nga kjo Gjykatë është ftuar edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Faik Zogaj.

Zogaj tha se kësaj ftese nuk do ti përgjigjem me datë 21.03.2020.