Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Deri më sot janë vaksinuar kundër COVID-19 këto kategori

17.05.2021

Me 15 maj ka filluar faza e dytë e procesit të vaksinimit antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit. Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në QKMF-në në Suharekë. QKMF në Suharekë më 14 maj ka pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID. Në këtë fazë do […]

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Deri më sot janë vaksinuar kundër COVID-19 këto kategori Foto: Ilustrim

Me 15 maj ka filluar faza e dytë e procesit të vaksinimit antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit.

Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në QKMF-në në Suharekë.

QKMF në Suharekë më 14 maj ka pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID. Në këtë fazë do të vaksinohen personat e grup moshave mbi 65 vjeç, sipas Kalendarit Shtetëror të Vaksinimit. Vaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë edhe gjatë ditëve të vikendit.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka bërë të ditur se deri më sot janë vaksinuar: Profesionistët shëndetësor të sistemit publik dhe privat, Banorët e shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc, Personat e moshuar të moshës +85 vjeç, Personat të regjistruar në Qendrën Kryesore të Vaksinimit, Personat e moshës mbi 65 vjeç, ku vaksinimi për këtë kategori po vazhdon akoma.

Po ashtu drejtoresha Kuqi ka theksuar se janë në pritje të dozave të reja në menyrë që të vazhdohet me vaksinimin e popullatës sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Gjithashtu ajo ka shtuar se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë të hapen edhe pika të reja të vaksinimit në komunën e Suharekë, në mënyrë që ky proces të kryhet sa më shpejtë dhe sa më mirë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi ka falënderuar stafin e Qendrës Kryesore të Vaksinimit për punën e tyre gjatë këtyre ditëve të imunizimit të popullatës.