Një person i lënduar nga një aksident trafiku në Shirokë, dërgohet për tretman në Prizren

28.09.2020

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Shirokë, ku janë përfshirë dy vetura. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:45 në Shirokë ku janë përfshirë dy vetura të tipit Volkswagen Golf. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë. I kontaktuar nga SuharekaOnline komandanti i Stacionit […]

Një person i lënduar nga një aksident trafiku në Shirokë, dërgohet për tretman në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Shirokë, ku janë përfshirë dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:45 në Shirokë ku janë përfshirë dy vetura të tipit Volkswagen Golf.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë.

I kontaktuar nga SuharekaOnline komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka bërë të ditur se nga aksidenti është lënduar një person dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa drejtori i QKMF-së në Suharekë, Dr. Arbër Zenelaj, ka thënë se i aksidentuari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe se është dërguar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi që ka disa lëndime në qafë.

Etiketat