“Ai s’o as i msimit”, drejtori i shkollës në Suharekë thotë se nuk e ka rrahur nxënësin

“Ai s’o as i msimit”, drejtori i shkollës në Suharekë thotë se nuk e ka rrahur nxënësin
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia në Suharekë ka marr informatë se i mituri, nxënës në SHFMU “Shkendija”, është rrahur nga drejtori i shkollës.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Policia ka kontaktuar me të miturin (viktimë) dhe kujdestarin e tij. SuharekaOnline mëson se i mituri në fjalë është dërguar në QKMF-Suharekë për ndihmë mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar lendim të lehtë në fytyrë.

Për rastin në fjalë ka folur edhe vetë drejtori i shkollës “Shkëndija”, Ilmi Shala.

Shala ka thënë se “nuk e ka prekur me dorë nxënësin” dhe se e gjithë ngjarja ka qenë se i njëjti ka përdorur telefon gjatë procesit mësimor.

“Sa ti n’te paçe rre, qaq une. Deklaratën  e kom dhënë. Është edhe raporti i mjekëve. Ia kom marrë telefonin  e kom çu në zyre. Prindi i tij ka ardhë e më ka kërcënu. Krejt problem ka qenë me telefon. Ai s’o as i mësimit. Ai s’ka dshtë me ma dhanë telefonin, as së kom prekë me dorë. Bile i kom folë fjalë të mira. I kom thonë leje telefonin, vjen e merr mas mësimit”, tha Shala për Sinjalin.

Prokurori i shtetit për të mitur ka urdhëruar policinë që të iniciohet rasti “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe të hetohet ne procedurë te rregullt.

RAPORTO